KËRKO AVOKAT

VEGËZAT

KALENDARI

Etika profesionale e Avokatit dhe procedura disiplinore në OAK - Ferizaj

25 July 2015

ekipi

Ferizaj, 25.07.2015 - Në Restaurant “Orchide”, në Ferizaj, Qendra Trajnuese për Avokatë, në kuadër të Arsimimit të Vazhdueshëm Ligjor të Obliguar, (AVLO) ka organizuar seminar me temën: “Etika profesionale e Avokatit dhe procedura disiplinore në OAK”.

Numri i avokatëve të pranishëm në këtë seminar ka qenë: 9.

Ligjërues i këtij seminari ishte Florin Vërtopi, avokat, i cili ka ligjëruar për shkeljet e lehta dhe të rënda të detyrës dhe të prestigjit të avokatisë para organit disiplinor të OAK-së, Kodin e Etikës Profesionale të Avokatit, parimet themelore, raportet me klientin, raportet me Gjykatat, detyrimin e informimit mbi shpërblimet, raportin e avokatit me palën kundërshtare, raportet reciproke të avokatëve, shpenzimet e përfaqësimit etj.

Në këtë seminar avokatët pjesëmarrës kanë fituar 4 Kredi AVLO.