KËRKO AVOKAT

VEGËZAT

KALENDARI

Seminar për avokatë - Arbitrazhi

17 October 2015

ekipi

Prishtinë, 17.10.2015 - Në Hotel "Sirius" në Prishtinë, Qendra Trajnuese për Avokatë, në kuadër të Arsimimit të Vazhdueshëm Ligjor të Obliguar, (AVLO) ka organizuar seminar me temën: “Arbitrazhi”.

Numri i avokatëve të pranishëm në këtë seminar ka qenë: 25

Ligjërues i seminarit ishte Ardi Shita, këshilltar në zyrën ligjore të USAID-it, i cili ka ligjëruar mbi arbitrazhin, qasjet për zgjidhjen e kontesteve ekonomike përmes arbitrazhit, marrëveshjen e arbitrazhit, procedurën para dhe pas marrjes se vendimit të arbitrazhit, vendimet e arbitrazhi, formën dhe efektin e tyre, ligjin e Kosovës mbi arbitrazhin si dhe tribunalet e arbitrazhit në Kosovë.

Në këtë seminar avokatët pjesëmarrës kanë fituar 4 Kredi AVLO.