KËRKO AVOKAT

VEGËZAT

KALENDARI

Seminar me praktikantë - Masat për sigurimin e pranisë së të pandehurit – Paraburgimi

21 October 2015

ekipi

Prishtinë, 21.10.2015 - Në Hotel "Sirius" në Prishtinë, Qendra Trajnuese për Avokatë, në kuadër të Programit Gjithëpërfshirës Për Praktikantë (PGJP) ka organizuar seminar me temën: “Masat për sigurimin e pranisë së të pandehurit - Paraburgimi".

Numri i praktikantëve të pranishëm në këtë seminar ka qenë: 37

Ligjërues të seminarit ishin: Donikë Dobruna, avokate dhe Fisnik Salihu, avokat të cilët kanë ligjëruar mbi paraburgimin dhe dispozitat e tij në KPPK, Konventën Evropiane për të drejtat e njeriut, të drejtat, neni 5 i saj, si dhe janë paraqitur raste të ndryshme nga praktika gjyqësore vendore si dhe nga praktika e Gjykatës Evropiane për të drejtat e njeriut.