KËRKO AVOKAT

VEGËZAT

KALENDARI

E drejta e lirisë së shprehjes sipas nenit 1o të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut - Pejë

24 October 2015

ekipi

Pejë, 24.10.2015 - Në Hotel Dukagjini në Pejë, Qendra Trajnuese për Avokatë, në kuadër të Arsimimit të Vazhdueshëm Ligjor të Obliguar (AVLO), në bashkëpunim me Këshillin e Evropës, zyra në Kosovë kanë organizuar seminar me temën: “E drejta e lirisë së shprehjes sipas nenit 1o të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut”.

Numri i avokatëve të pranishëm në këtë seminar ka qenë: 55

Ligjeruese e seminarit ka qenë Heidi Lempio, avokate nga Finlanda dhe ish-juriste pranë Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut, e cila prezantoj në teori dhe praktikë mbi Nenin 10 të Gjykatës Evropiane mbi të Drejtat e Njeriut, rëndësinë e tij për mbrojtjen e lirisë së shprehjes duke i ndërlidhur këto edhe me raste studimore të cilat i’u paraqitën avokatëve pjesëmarrës.

Në këtë seminar avokatët pjesëmarrës kanë fituar 5 Kredi AVLO.