KËRKO AVOKAT

VEGËZAT

KALENDARI

Bashkëpunimi Juridik Ndërkombëtar në Lëminë Civile - Gjakovë

31 October 2015

ekipi

Gjakovë, 31.10.2015 - Në Hotel “Çarshia e Jupave”, në Gjakovë, Qendra Trajnuese për Avokatë, në kuadër të Arsimimit të Vazhdueshëm Ligjor të Obliguar (AVLO), ka organizuar seminar me temën: “Bashkëpunimi Juridik Ndërkombëtar”.

Numri i avokatëve të pranishëm në këtë seminar ka qenë: 38

Ligjerues të seminarit ishin: Valon Tolaj dhe Lumni Sallauka, të dy gjyqtar në Gjykatën Themelore në Prizren, të cilët ligjëruan mbi bashkëpunimin juridik ndërkombëtar në lëminë civile, juridiksionin dhe procedurat sipas ligjeve në Kosovë, Konventën e Lluganos, Konferencën e Hagës mbi të drejtën ndërkombëtare private, si dhe mbi udhëzime dhe dokumente të nxjerra nga Bashkimi Evropian.

Në këtë seminar avokatët pjesëmarrës kanë fituar 4 Kredi AVLO.