KËRKO AVOKAT

VEGËZAT

KALENDARI

Aspekti juridik dhe praktik i institutit të shpronësimit dhe përvojat e GJEDNJ - Mitrovicë

07 November 2015

ekipi

Mitrovicë, 07.11.2015 - Në Restaurant “Va Piano” në Mitrovicë, Qendra Trajnuese për Avokatë, në kuadër të Arsimimit të Vazhdueshëm Ligjor të Obliguar (AVLO), ka organizuar seminar me temën: “Aspekti juridik dhe praktik i institutit të shpronësimit dhe përvojat e GJEDNJ”

Numri i avokatëve të pranishëm në këtë seminar ka qenë: 17

Ligjërues i seminarit ishte Shukri Sylejmani, gjyqtar në Gjykatën Supreme, i cili ligjëroj mbi shpronësimin, kushtet e shpronësimit, rastet në të cilat organ shpronësues është Qeveria, Komuna etj. Në pjesën e dytë të seminarit u diskutua lidhur me vendimin preliminar dhe përfundimtar të shpronësimit, për kompensimin, vendimin dhe kriteret për caktimin e kompensimit si dhe për përvojat e GJEDNJ mbi shpronësimin.

Në këtë seminar avokatët pjesëmarrës kanë fituar 4 Kredi AVLO.