KËRKO AVOKAT

VEGËZAT

KALENDARI

Parimet e përgjithshme të Kodit të Etikës dhe Sjellja Profesionale-Gjakovë

21 November 2015

ekipi

Gjakovë, 21.11.2015 - Në Hotel “Qarshia e Jupave” në Gjakovë, Qendra Trajnuese për Avokatë në kuadër të Programit për Arsimim të Vazhdueshëm Ligjor të Obliguar ka organizuar seminar për avokatë me temën: “Parimet e përgjithshme të Kodit të Etikës dhe Sjellja Profesionale”. Numri i avokatëve të pranishëm në këtë seminar ka qenë 28.

Ligjërues i këtij seminari ishtë Florin Vërtopi, avokat, i cili ligjëroj mbi parimet e përgjithshme të Kodit të Etikës, burimet e rregullave të sjelljes së avokatit, Ligjin mbi Avokatinë, sjelljen e avokatëve si dhe mbrojtjen e profesionit të avokatisë me nder dhe përgjegjësi.

Në këtë seminar avokatët pjesëmarrës kanë fituar 4 Kredi AVLO.