KËRKO AVOKAT

VEGËZAT

KALENDARI

Seminar me praktikantë-Masat për sigurimin e prezencës së të pandehurit në procedurë - Paraburgimi

18 November 2015

ekipi

Prishtinë, 18.11.2015 - Në Restaurant “Villa Gërmia” në Prishtinë, Qendra Trajnuese për Avokatë, në kuadër të Programit Gjithëpërfshirës për Praktikantë (PGJP), ka organizuar seminar me temën: “Masat për sigurimin e prezencës së të pandehurit në procedurë penale - Paraburgimi”. Numri i praktikantëve të pranishëm në këtë seminar ka qenë: 30

Ligjërues të këtij seminari kanë qenë Kushtrim Palushi dhe Admir Salihu, avokatë, të cilët kanë ligjëruar mbi masat për sigurimin e pranisë së të pandehurit në procedurë penale të parapara me Kodin e Procedurës Penale dhe me Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut, mbi kushtet ligjore dhe procedurën për caktimin dhe rishikimin e paraburgimit, qasjen dhe mënyrën e intervistimit të klientit, si dhe janë marrë edhe raste praktike të cilat janë demonstruar para të pranishëmve.