KËRKO AVOKAT

VEGËZAT

KALENDARI

Pjesa e bashkëshortëve në trashëgimi dhe pjesa e domosdoshme e trashëgimtarëve - Prishtinë

18 December 2015

ekipi

Prishtinë, 18.12.2015 - Qendra Trajnuese për Avokatë në kuadër të Programit për Arsimim të Vazhdueshëm Ligjor të Obliguar (AVLO), ka organizuar seminar me temën “Pjesa e bashkëshortëve në trashëgimi dhe pjesa e domosdoshme e trashëgimtarëve” e cila është mbajtur në Hotel “Sirius”, në Prishtinë.

Numri i avokatëve të pranishëm në këtë seminar ka qenë: 43

Ligjërues i këtij seminari ishte Haxhi Gashi, profesor në Fakultetin Juridik, i cili ligjëroi mbi pronësinë e bashkëshortëve dhe mënyrën e pjestimit, pronësinë e përbashkët të bashkëshortëve, pjesën e pasurisë që hyn në pasurinë e përbashkët, trashëgiminë dhe ndarjen ë trashëgimisë, pjesën e bashkëshortit dhe trashëgimtarëve të domosdoshëm në trashëgimi etj.

Në këtë seminar avokatët pjesëmarrës kanë fituar 4 Kredi AVLO.