KËRKO AVOKAT

VEGËZAT

KALENDARI

Veprat penale në Prokurimin publik dhe rastet administrative

24 September 2016

ekipi

Ferizaj, 24.09.2016 - Në Restaurant “Orchidea”, në Ferizaj, Qendra Trajnuese për Avokatë, në kuadër të Arsimimit të Vazhdueshëm Ligjor të Obliguar, (AVLO) ka organizuar trajnimin me temën: “Veprat penale në Prokurimin publik dhe rastet administrative”. Numri i avokatëve të pranishëm në këtë trajnim ka qenë: 19.

Ligjërues i këtij trajnimi ishte: Admir SALIHU, avokat, i cili ka ligjëruar për prokurimin publik, institucionet e prokurimit publik dhe procedurat, duke trajtuar edhe raste praktike penale nga prokurimi publik dhe raste praktike administrative në prokurim publik.

Në këtë trajnim, avokatët pjesëmarrës kanë fituar 4 Kredi AVLO.