KËRKO AVOKAT

VEGËZAT

KALENDARI

Bashkëpunimi juridik ndërkombëtar në lëmin penal

08 October 2016

ekipi

Prishtinë, 08.10.2016 - Qendra Trajnuese për Avokatë e Odës së Avokatëve të Kosovës, në kuadër të Arsimimit të Vazhdueshëm Ligjor të Obliguar (AVLO), në Hotel “Sirius”, në Prishtinë, ka organizuar seminar me temën: “Bashkëpunimi juridik ndërkombëtar në lëmin penal”, ku kanë marrë pjesë 51 avokatë.

Ligjërues të i këtij seminari ishin: Armend Hamiti, Prokuror i Shtetit dhe Ehat Miftaraj, Zëvendësdrejtor nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, të cilët kanë ligjëruar për bashkëpunimin juridik ndërkombëtar, ligjin vendor lidhur me bashkëpunimin juridik ndërkombëtar, konventat ndërkombëtare, format e bashkëpunimit juridik ndërkombëtar, si: ekstradimi; transferimi i procedurës penale; transferimi i personave të dënuar; fletëarrestet ndërkombëtare (Red Notice); rrëmbimi ndërkombëtar i fëmijëve, ndihma juridike e ndërsjellët - kërkesa vendore për ndihmë juridike ndërsjellët si dhe për kërkesën e shteteve tjera për Ndihmë Juridike Ndërkombëtare, dhe format tjera të bashkëpunimit: njësitë e përbashkëta të hetuesisë e hetimet e fshehta.

Instituti i Kosovës për Drejtësi, këtë seminar e kanë ofruar PRO BONO (falas) për Qendrën Trajnuese të Odës së Avokatëve të Kosovës dhe Avokatët.

Në këtë seminar, avokatët pjesëmarrës kanë fituar 4 Kredi AVLO.