22 October 2016
Prishtinë, 22.10.2016 - Në sallën e konferencave “Orion”, në Prishtinë, Qendra Trajnuese për Avokatë, në kuadër të Arsimimit të Vazhdueshëm Ligjor të Obliguar, (AVLO) ka organizuar seminar me temën: “Ndalimi i keqtrajtimit dhe detyrimin për të hetuar ankesat për keqtrajtim sipas nenit 3 të KEDNJ-së”. Numri i avokatëve të pranishëm në këtë seminar ka qenë: 52
Ligjërues i këtij seminari ishte z. Alan Simmons, Ekspert i Këshillit të Evropës dhe Trajner mbi të Drejtat e Njeriut, i cili ka ligjëruar për elemente kryesore të nenit 3 të KEDNJ-së, respektivisht për ndalimin e keqtrajtimit sipas nenit 3 të KEDNJ, po ashtu edhe për obligimin për të hetuar ankesat për keqtrajtim në bazë të nenit 3 të KEDNJ.
Në këtë seminar avokatët pjesëmarrës kanë fituar 5 Kredi AVLO.