KËRKO AVOKAT

VEGËZAT

KALENDARI

E drejta pronësore dhe praktika e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut

15 April 2017

ekipi

Më 15 Prill 2017 (e Shtunë), në Hotel “Dukagjini”, në Pejë, Qendra Trajnuese për Avokatë, në kuadër të Arsimimit të Vazhdueshëm Ligjor të Obliguar, (AVLO) ka organizuar seminar me temën: E drejta pronësore dhe praktika e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut

Numri i avokatëve të pranishëm në këtë seminar ka qenë: 52 .

Ligjëruese e këtij seminari ishte:Remzie Istrefi, e cila ka ligjëruar për Sistemin Evropian të Mbrojtjes së të Drejtave të Njeriut, Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut (KEDNJ) si dhe për të Drejtën Pronësore sipas KEDNJ (Neni 1,Prokolli 1).

Në këtë seminar avokatët pjesëmarrës kanë fituar 4 Kredi AVLO.