KËRKO AVOKAT

VEGËZAT

KALENDARI

Masat për sigurimin e prezencës së të pandehurit në Procedurë Penale me vështrim të posaçëm paraburgimi

29 April 2017

ekipi

Më 29 Prill 2017 (e Shtunë), në Hotel “Çarshia e Jupave”, në Gjakovë, Qendra Trajnuese për Avokatë, në kuadër të Arsimimit të Vazhdueshëm Ligjor të Obliguar, (AVLO) ka organizuar seminar me temën: Masat për sigurimin e prezencës së të pandehurit në Procedurë Penale me vështrim të posaçëm paraburgimi

Numri i avokatëve të pranishëm në këtë seminar ka qenë: 23.

Ligjërues i këtij seminari ishte: Ali Kutllovci, i cili ka ligjëruar për masat për sigurimin e prezencës së të pandehurit në procedurë në raport me Liritë dhe të Drejtat e Njeriut, llojet e Masave për sigurimin e prezencës së të pandehurit në procedurë penale, paraburgimim-Shqyrtim i Përgjithshëm, kuptimin e Paraburgimit dhe parimet bazë, funksionet e masave e sidomos masës së paraburgimit, bazat për Paraburgim sipas KPP si dhe për paraburgimin nëpër fazat e procedurës penale.

Në këtë seminar avokatët pjesëmarrës kanë fituar 4 Kredi AVLO.