KËRKO AVOKAT

VEGËZAT

KALENDARI

Procedura përmbarimore

11 February 2017

ekipi

Më 11 Shkurt 2017 (e Shtunë), në Hotel “Sirius”, në Prishtinë, Qendra Trajnuese për Avokatë, në kuadër të Arsimimit të Vazhdueshëm Ligjor të Obliguar, (AVLO) ka organizuar seminar me temën: “Procedura përmbarimore"

Numri i avokatëve të pranishëm në këtë seminar ka qenë: 234.

Ligjërues i këtij seminari ishte Isa Shala, i cili ka ligjëruar mbi: Organin përmbarues dhe vendimet; Kompetencat ekskluzive të gjykatave; Kompetencat e organit përmbarues; Përmbarimin e vendimit për kthimin në vendin e punës; Dorëzimin dhe marrjen e fëmijës; Rolin e Gjyqtarëve dhe zyrtarëve përmbarimorë; Përmbaruesin privat; Mjetet e goditjes së vendimeve; Mjetet e rregullta juridike (prapësimi dhe ankesa).

Në këtë seminar avokatët pjesëmarrës kanë fituar 4 Kredi AVLO.