KËRKO AVOKAT

VEGËZAT

KALENDARI

“Marka Tregtare”

18 March 2017

ekipi

Më 18 Mars 2017 (e Shtunë), në Hotel“Sirius”, në Prishtinë, Qendra Trajnuese për Avokatë, në kuadër të Arsimimit të Vazhdueshëm Ligjor të Obliguar, (AVLO) ka organizuar seminar me temën: “ Marka Tregtare”

Numri i avokatëve të pranishëm në këtë seminar ka qenë: 75.

Ligjëruese e këtij seminari ishte: Kujtesa Nezaj-Shehu,e cila ka ligjëruar: Çfarë është marka tregtare, kushtet për regjistrim të markës tregtare, kushtet pozitive dhe kushtet negative të regjistrimit të markës tregtare – pengesat absolute dhe relative, si fitohet një markë tregtare – procedura, të drejtat dhe kufizimet e bartësit të markës tregtare, realizimi i të drejtave nga markat tregtare.

Në këtë seminar avokatët pjesëmarrës kanë fituar 4 Kredi AVLO.