KËRKO AVOKAT

VEGËZAT

KALENDARI

E drejta e punës dhe mbrojtja gjyqësore nga marrëdhënia e punës

04 March 2017

ekipi

Më 04 Mars 2017 (e Shtunë), në Hotel “Sirius”, në Prishtinë, Qendra Trajnuese për Avokatë, në kuadër të Arsimimit të Vazhdueshëm Ligjor të Obliguar, (AVLO) ka organizuar seminar me temën: “E drejta e punës dhe mbrojtja gjyqësore nga marrëdhënia e Punës”

Numri i avokatëve të pranishëm në këtë seminar ka qenë: 165.

Ligjërues të këtij seminari ishin Saranda Bogaj-Sheremeti dhe Lumni Sallauka, të cilët kanë ligjëruar mbi: Procedurat e ndërprerjes së mardhënies së punës; Procedurat gjyqësore për mbrojtjen e të drejtave nga marrëdhënia e punës (Mbrojtja e të drejtave për të punësuarit brenda organeve të punëdhënësit, Mbrojtja e të punësuarit në Gjykatë, Vendimet e gjykatës në rastet kur konstatohet paligjshmëria e ndërprerjes së kontratës së punës); Respektimin e afateve për të kërkuar mbrojtje gjyqësore (Shterimi i mjeteve të brendshme juridike për të kërkuar mbrojtje gjyqësore, Pasojat jurdike të mos respektimit të afateve për të kërkuar mbrojtje gjyqësore sipas legjislacionit në fuqi tek kontestet e punës)

Në këtë seminar avokatët pjesëmarrës kanë fituar 4 Kredi AVLO.