KËRKO AVOKAT

VEGËZAT

KALENDARI

Negocimi i marrёveshjes pёr pranimin e fajёsisё; Marrja e drejtëpërdrejtë, e tërthortë dhe rrimarja në pyetje e dëshmitarëve

13 May 2017

ekipi

Më 13 Maj 2017 (e Shtunë), në Restaurant “White House”, në Prizren, Qendra Trajnuese për Avokatë, në kuadër të Arsimimit të Vazhdueshëm Ligjor të Obliguar, (AVLO) ka organizuar seminar me temën: “Negocimi i marrёveshjes pёr pranimin e fajёsisё, marrja e drejtëpërdrejtë, e tërthortë dhe rrimarja në pyetje e dëshmitarëve”.

Numri i avokatëve të pranishëm në këtë seminar ka qenë: 52.

Ligjërues i këtij seminari ishte: Arben Hoti, i cili ka ligjёruar pёr Kushtet pёr negocimin e marrёveshjes pёr pranimin e fajёsisё (palёt, procedura, roli i mbrojtёsit dhe Prokurorit, roli i Gjykatёs, sfidat dhe vёshtirёsitё), marrёveshjen pёr pranimin e fajёsisё nё raport me: pranimin e fajёsisё, dёshmitarin bashkёpunues, ngjashmёritё, dallimet dhe sfidat, si dhe marrjen e drejtёpёrdrejtё, tё tёrthortё dhe rimarrjen nё pyetje tё dёshmitarёve (rregullat, sfidat gjatё aplikimit).

Në këtë seminar avokatët pjesëmarrës kanë fituar 4 Kredi AVLO.