KËRKO AVOKAT

VEGËZAT

KALENDARI

“Përgjegjësia penale e personave juridik”

11 March 2017

ekipi

Më 11 Mars 2017 (e Shtunë), në Hotel“Sirius”, në Prishtinë, Qendra Trajnuese për Avokatë, në kuadër të Arsimimit të Vazhdueshëm Ligjor të Obliguar, (AVLO) ka organizuar seminar me temën: “ Përgjegjësia penale e personave juridik”

Numri i avokatëve të pranishëm në këtë seminar ka qenë: 120.

Ligjërues i këtij seminari ishte: Avni Puka , i cili ka ligjëruar mbi zgjidhjet konceptuale dhe normative lidhur me afirmimin e përgjegjësisë penale për personat juridikë,përcaktimin e përgjegjësisë së personave juridikë për vepra penale në aktet ndërkombëtare, përgjegjësia e personave juridikë për vepra penale në legjislacionin e disa vendeve (modelet e ndryshme ligjore), përcaktimi i përgjegjësisë penale të personave juridik në legjislacionin e Republikës së Kosovës, dënimet dhe sanksionet e tjera penalo-juridike, procedurën penale që zbatohet ndaj personave juridik sipas legjislacionit të Kosovës (hetimi, procedura unike ndaj personit juridik dhe personit përgjegjës, ndarja e procedurës, etj), përfaqësimi dhe mbrojtja gjatë procedurës penale që zhvillohet ndaj personit juridik dhe personit përgjegjës.

Në këtë seminar avokatët pjesëmarrës kanë fituar 4 Kredi AVLO.