KËRKO AVOKAT

VEGËZAT

KALENDARI

“Etika profesionale ligjore dhe sistemi disiplinor në OAK”

04 February 2017

ekipi

Më 04 Shkurt 2017 (e Shtunë), në Hotel “Sirius”, në Prishtinë, Qendra Trajnuese për Avokatë, në kuadër të Arsimimit të Vazhdueshëm Ligjor të Obliguar, (AVLO) ka organizuar seminar me temën: “Etika profesionale ligjore dhe sistemi disiplinor në OAK”.

Numri i avokatëve të pranishëm në këtë seminar ka qenë: 160.

Ligjërues të këtij seminari ishin: Florin Vërtopi - avokat dhe Florim Shefqeti - prokuror disiplinor në Odën e Avokatëve të Kosovës, të cilët kanë ligjëruar mbi parimet e përgjithshme të etikës profesionale, raportet e Avokatëve me institucione, raportet e Avokatëve me Avokatë, raportet e Avokatëve me klientë, konfliktin e interesave, si dhe mbi pavarësinë dhe pandërgjegjshmërinë, procedurat dhe sanksionet për shkelje të etikës duke përfshirë këtu edhe rastet nga praktika.

Në këtë seminar avokatët pjesëmarrës kanë fituar 4 Kredi AVLO.