KËRKO AVOKAT

VEGËZAT

KALENDARI

“Masat për sigurimin e prezencës së të pandehurit në procedurën penale, me vështrim të posaçëm Paraburgimi”

25 March 2017

ekipi

Më 25 Mars 2017 (e Shtunë), në Hotel“Sirius”, në Prishtinë, Qendra Trajnuese për Avokatë, në kuadër të Arsimimit të Vazhdueshëm Ligjor të Obliguar, (AVLO) ka organizuar seminar me temën: “Masat për sigurimin e prezencës së të pandehurit në procedurën penale, me vështrim të posaçëm Paraburgimi”

Numri i avokatëve të pranishëm në këtë seminar ka qenë: 93.

Ligjërues i këtij seminari ishte Ali Kutllovci,i cili ka ligjëruar mbi: Masat për sigurimin e prezencës së të pandehurit në procedurë në raport me Liritë dhe të Drejtat e Njeriut ; Llojet e Masave për sigurimin e prezencës së të pandehurit në procedurë penale; Paraburgimi(Shqyrtim i Përgjithshëm); Kuptimin e Paraburgimit dhe parimet bazë; Funksionet e masave e sidomos masës së paraburgimit; Bazat për Paraburgim sipas KPP; Paraburgimin nëpër fazat e procedurës penale.

Në këtë seminar avokatët pjesëmarrës kanë fituar 4 Kredi AVLO.