KËRKO AVOKAT

VEGËZAT

KALENDARI

"Korelacioni i juridiksionit i Gjykatës Supreme,Dhomës së Posaçme dhe Panelit të Agjencisë Kosovare të Pronave si dhe juridiksioni i gjyqësorit të Kosovës"

03 February 2018

ekipi

Më 3 Shkurt 2018 (e Shtunë), Hotel : “Sirius”- Prishtinë,Qendra Trajnuese për Avokatë, në kuadër të Arsimimit të Vazhdueshëm Ligjor të Obliguar, (AVLO) ka organizuar seminar me temën: ”Korelacioni i juridiksionit i Gjykatës Supreme,Dhomës së Posaçme dhe Panelit të Agjencisë Kosovare të Pronave si dhe juridiksioni i gjyqësorit të Kosovës"

Numri i avokatëve të pranishëm në këtë seminar ishte:173

Ligjërues i këtij seminari ishte Z.Sulejman Nuredini,trajnues.Në këtë seminar u trajtua historiku i shkurtër i qëllimeve dhe objektivave të juridiksionit të sistemit gjyqësor të Kosovës.Duke vazhduar më tutje me raportin e juridiksionit të Gjykatës Supreme,Dhomës së posaçme dhe Panelit te Apelit të AKP-së sipas Ligjit të Gjykatave,Ligjit të Dhomës dhe Ligjit për zgjidhjen e Kërkesave Pronësore,duke përfshirë pronën e paluajtshme komerciale dhe bujqësore.Përjashtimi i mjeteve të jashtëzakonshme në juridiksionin e Dhomës së Posaçme dhe Panelit të AKP-së,gjithashtu ishte pjesë e diskutimit si dhe evidentimi i sfidave sa i përket zbatimit të LPK-së në raport me Ligjin e Gjykatave dhe Ligjin e Dhomës së Posaçme.

Në këtë seminar avokatët pjesëmarrës kanë fituar 4 Kredi AVLO.