KËRKO AVOKAT

VEGËZAT

KALENDARI

“Etika Profesionale dhe Procedura Disiplinore”

02 June 2018

ekipi

Më 02 Qershor 2018 (e Shtunë), në Restaurant “Universi”, në Vërmicë - Prizren, Qendra Trajnuese për Avokatë, në kuadër të Arsimimit të Vazhdueshëm Ligjor të Obliguar, (AVLO) ka organizuar seminar me temën:Etika Profesionale dhe Procedura Disiplinore

Numri i avokatëve të pranishëm në këtë seminar ka qenë: 36.

Ligjërues të këtij seminari ishin: avokat Florin Vërtopi, Prokurori Disiplinor i OAK-së, Florim Shefqeti, të cilët kanë ligjëruar mbi Parimet e Përgjithshme të etikës profesionale, Raportet e Avokatëve me Institucione, Raportet e Avokatëve me Avokatë, Raportet e Avokatëve me klient. Krahas këtyre temave ata poashtu ligjeruan edhe për Konfliktin e Interesit, Procedurat dhe Sanksionet për shkelje të Etikës, duke u bazuar në raste nga praktika.

Në këtë seminar avokatët pjesëmarrës kanë fituar 4 Kredi AVLO.