KËRKO AVOKAT

VEGËZAT

KALENDARI

“Bashkëpronësia, Prona e Përbashkët dhe Pronësia në Njësinë e Ndërtesës”

03 March 2018

ekipi

Më 03 Mars 2018 (e Shtunë), në Hotel “Sirius”, në Prishtinë, Qendra Trajnuese për Avokatë, në kuadër të Arsimimit të Vazhdueshëm Ligjor të Obliguar, (AVLO) ka organizuar seminar me temën: “Bashkëpronësia, Prona e Përbashkët dhe Pronësia në Njësinë e Ndërtesës"

Numri i avokatëve të pranishëm në këtë seminar ka qenë: 117.

Ligjërues i këtij seminari ishte: Sylejman Nuredini, i cili ka ligjëruar mbi Qëllimet dhe objektivat përkitazi me Bashkëpronësinë, pronën e përbashkët dhe pronësinë etazhe, Zbërthimin e Koncepteve themelore të bashkëpronësisë të dispozitave të LPDTS me qasje të veçantë të praktikës relevante gjyqësore dhe mendimeve juridike parimore. Krahas këtyre temave ai ka ligjëruar mbi Pronësinë në njesinë e ndërtesës dhe bashkësinë e pronarëve të njësive të ndërtesës me praktikën relevante gjyqësore.

Në këtë seminar avokatët pjesëmarrës kanë fituar 4 Kredi AVLO.