KËRKO AVOKAT

VEGËZAT

KALENDARI

“E drejta e lirisë së shprehjes: mbrojtja nga shpifja Standardet vendore dhe ndërkombëtare”

24 February 2018

ekipi

Më 24 Shkurt 2018 (e Shtunë), në Hotel “Sirius”, në Prishtinë, Qendra Trajnuese për Avokatë, në kuadër të Arsimimit të Vazhdueshëm Ligjor të Obliguar, (AVLO) ka organizuar seminar me temën: “E drejta e lirisë së shprehjes: mbrojtja nga shpifja Standardet vendore dhe ndërkombtare

Numri i avokatëve të pranishëm në këtë seminar ka qenë: 126.

Ligjëruese e këtij seminari ishte: Flutura Kusari, e cila ka ligjëruar mbi Kornizat vendore ligjore dhe institucionale, Dekriminalizimin, se a është gazetari person zyrtar, barrën e provës, Përgjegjësinë për opinione, si dhe imunitetin parlamentar – Deklaratat e dhëna në Kuvendin e Kosovës. Krahas këtyre temave ajo ka ligjëruar duke japur sqarime se Kush i rregullon mediat online dhe të shtypura, Kush i rregullon mediat audiovizive si dhe mundësitë e ankesave kundër raportimeve mediale shpifëse.

Në këtë seminar avokatët pjesëmarrës kanë fituar 4 Kredi AVLO.