KËRKO AVOKAT

VEGËZAT

KALENDARI

“Falimentimi”

24 March 2018

ekipi

Më 24 Mars 2018 (e Shtunë), në Hotel “Sirius”, në Prishtinë, Qendra Trajnuese për Avokatë, në kuadër të Arsimimit të Vazhdueshëm Ligjor të Obliguar, (AVLO) ka organizuar seminar me temën: Falimentimi

Numri i avokatëve të pranishëm në këtë seminar ka qenë: 76.

Ligjërues i këtij seminari ishte: Ardi Shita, i cili ka ligjëruar mbi Nocionet e Ligjit për Falimentim, Rregullat e Interpretimit, Kompetenca e Gjykatës dhe Mjetet Juridike, Debitori Falimentues, Procedurat ndaj NVM-ve. Krahas këtyre temave ai ka ligjëruar mbi Moratoriumin, përjashtimet nga Moratoriumi, Kontratat e papërmbushura, anulimi i bartjeve, trajtimi i anulimit te personat fizik, Roli dhe funksionet e Administratorit Falimentues.

Në këtë seminar avokatët pjesëmarrës kanë fituar 4 Kredi AVLO.