KËRKO AVOKAT

VEGËZAT

KALENDARI

“Parashkrimi sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës”

19 May 2018

ekipi

Më 19 Maj 2018 (e Shtunë), në Hotel Sirius në Prishtinë, Qendra Trajnuese për Avokatë, në kuadër të Arsimimit të Vazhdueshëm Ligjor të Obliguar, (AVLO) ka organizuar seminar me temën: Parashkrimi sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës”.

Numri i avokatëve të pranishëm në këtë seminar ka qenë: 44.

Ligjërues i këtij seminari ishte: Kryetar i Gjykatës Themelore në Ferizaj - Bashkim Hyseni, i cili ka ligjëruar mbi Kuptimi institutit të parashkrimit të ndjekjes penale dhe sanksioneve penale gjithashtu Fillimi, ndërprerja dhe ndalja e parashkrimit të ndjekjes penale si dhe Mosparashkrimi i veprave penale të caktuar dhe afatet specifike të parashkrimit të kategorive të caktuara të veprave penale.

Në këtë seminar avokatët pjesëmarrës kanë fituar 4 Kredi AVLO.