KËRKO AVOKAT

VEGËZAT

KALENDARI

“Përgjegjësia Penale e Personave Juridik”

23 June 2018

ekipi

Më 23 Qershor 2018 (e Shtunë), në Restaurant “Orchidea”, në Ferizaj, Qendra Trajnuese për Avokatë, në kuadër të Arsimimit të Vazhdueshëm Ligjor të Obliguar, (AVLO) ka organizuar seminar me temën: Përgjegjësia Penale e Personave Juridik

Numri i avokatëve të pranishëm në këtë seminar ka qenë: 25.

Ligjërues i këtij seminari ishte: Avni Puka, i cili ka ligjëruar mbi Zgjidhjet konceptuale dhe normative lidhur me afirmimin e përgjegjësisë penale për personat juridik, Përcaktimin e përgjegjësisë penale të personave juridik në legjislacionin e Republikës së Kosovës. Krahas këtyre temave ai ligjeroi mbi Ligjin për përgjegjësinë e personave juridik për vepra penale, Kushtetueshmërine e ligjit, si dhe për Përfaqësimin dhe mbrojtjen gjatë procedurës penale që zhvillohet ndaj personit juridik dhe personit përgjegjës.

Në këtë seminar avokatët pjesëmarrës kanë fituar 4 Kredi AVLO.