KËRKO AVOKAT

VEGËZAT

KALENDARI

“Etika Profesionale dhe Procedura Disiplinore”

05 May 2018

ekipi

Më 05 Maj 2018 (e Shtunë), në Restaurant “Vapiano”, në Mitrovicë, Qendra Trajnuese për Avokatë, në kuadër të Arsimimit të Vazhdueshëm Ligjor të Obliguar, (AVLO) ka organizuar seminar me temën: Etika Profesionale dhe Procedura Disiplinore

Numri i avokatëve të pranishëm në këtë seminar ka qenë: 42.

Ligjërues të këtij seminari ishin: avokat Florin Vërtopi dhe Prokurori Disiplinor i OAK-së, Florim Shefqet, i cili ka ligjëruar mbi Parimet e përgjithshme të etikës profesionale, Raportet e avokatëve me institucione, Raportet e avokatëve me avokatë, Raportet e avokatëve me klientë si dhe Procedurat dhe sanksionet për shkelje të etikës.

Në këtë seminar avokatët pjesëmarrës kanë fituar 4 Kredi AVLO.