21 July 2018
Më 21 Korrik, (e Shtunë), në Restorantin “Orchidea” në Ferizaj, Qendra Trajnuese për Avokatë, në kuadër të Arsimimit të Vazhdueshëm Ligjor të Obliguar, (AVLO) ka organizuar seminar me temën: “Bashkëpunimi juridik ndërkombëtarë në lëmin penal dhe civil”
Numri i avokatëve të pranishëm në këtë seminar ishte: 21.
Ligjërues i këtij seminari ishte: Hamdi Ibrahimi, gjyqtar i Gjykatës Themelore në Prishtinë, Departamenti i Krimeve të Rënda, i cili ligjëroj për Përkufizimin (kuptimin) e bashkëpunimit juridik ndërkombëtar-rolin e Ministrisë së Drejtësisë, Procedurën e Ekstradimit, Njohjen dhe ekzekutimin e vendimeve të gjykatave të huaja, Transferimin e personave të gjykuar.
Në këtë seminar avokatët pjesëmarrës kanë fituar 4 Kredi AVLO.