KËRKO AVOKAT

VEGËZAT

KALENDARI

“Veprat Penale në Prokurim Publik Dhe Rastet Administrative”

16 March 2019

ekipi

Më 16 Mars 2019, (e Shtunë), në Restaurant ‘’Planeti’’ në Gjilan, Qendra Trajnuese për Avokatë, në kuadër të Arsimimit të Vazhdueshëm Ligjor të Obliguar, (AVLO) ka organizuar seminar me temën: “Veprat Penale në Prokurim Publik Dhe Rastet Administrative”.

Numri i avokatëve të pranishëm në këtë seminar ishte: 53.

Ligjërues i këtij seminari ishte : Admir Salihu-Avokat në Ferizaj, i cili ligjëroj për;

- Prokurimi publik, institucionet e prokurimit publik dhe procedurat.

- Veprat Penale në Prokurim Publik.

- Diskutimet mbi rastet praktike penale nga prokurimi publik.

- Diskutimet mbi rastet praktike Administrative ne prokurim publik.

Ofruesi i këtij trajnimi është i akredituar dhe orët e këtij trajnimi (4 kredi ) do të numrohen kredi të AVLO-së