KËRKO AVOKAT

VEGËZAT

KALENDARI

Trajnim Online: Analiza ligjore e Kodit Civil dhe Komentari i rasteve gjyqësore në Kosovë

10 April 2020

ekipi

Oda e Avokatëve të Kosovës, respektivisht Qendra Trajnuese për Avokatë, me propozim të Kryetarit të OAK-së, z.Behar Ejupi dhe pas marrjes së pëlqimit paraprak nga Këshilli Drejtues i OAK-së, ka filluar me mbajtjen e Trajnimeve ONLINE, në kuadër të Arsimimit të Vazhdueshëm Ligjor të Obliguar, pas gjendjes së krijuar të pandemisë me COVID.

Sot, më 10 Prill 2020, është mbajtur trajnimi Online, njëherit trajnimi i pare në formë virtuale, me Avokatët e regjionit të Prizrenit dhe të Gjakovës, nën përkrahjen e Projektit të Kodit Civil. Numri i avokatëve të pranishëm në këtë trajnim virtual ishte: 78.

Ligjërues të këtij trajnimi ishin: Prof.Dr. Haxhi Gashi dhe Valon Hasani, Avokat

Ofruesit i këtij trajnimi janë të akredituar dhe orët e këtij trajnimi (4 kredi ) do të numërohen kredi të AVLO-së.

QTA, do të vazhdoj në mbajtjen e aktiviteteve të tilla, në ditët dhe javët në vijim me regjione të tjera në mënyrë rotative;

#RriN’Shpi;

#ArsimimiIVazhdueshëmLigjorIObliguar

#OAK