13 May 2020
Sot, më 13 Maj 2020, Qendra Trajnuese për Avokatë në bashkëpunim me Departamentin e Drejtësisë së Ambasadës Amerikane, kanë organizuar trajnimin me temë:
“Politika ndëshkimore në Kosovë - konceptet e reja të matjes së dënimit sipas Udhëzuesve të Gjykatës Supreme”. Pjesëmarrës në këtë trajnim ishin avokatët e regjionit të Prizrenit, Gjilanit dhe Ferizajt. Numri i avokatëve të pranishëm në këtë trajnim virtual ishte: 135.
Ligjërues të këtij trajnimi ishin: znj. Benina Rizvanolli-Kusari, specialiste ligjore – Departamenti Amerikan i Drejtësisë, Ambasada e SHBA, Prishtinë dhe z. Corey Smith - Këshilltar i lartë ligjor - Departamenti Amerikan i Drejtësisë, Ambasada e SHBA, Prishtinë – Prokuror federal në Florida, SHBA.
Ofruesi i këtij trajnimi është i akredituar dhe orët e këtij trajnimi (4 kredi ) do të numërohen kredi të AVLO-së.
QTA, do të vazhdoj në mbajtjen e aktiviteteve të tilla, në ditët dhe javët në vijim me regjione të tjera në mënyrë rotative;
#PaPanik; #MeKujdes;
#ArsimimiIVazhdueshëmLigjorIObliguar;
#OAK.