KËRKO AVOKAT

VEGËZAT

KALENDARI

Trajnim Online: Politika ndëshkimore në Kosovë - konceptet e reja të matjes së dënimit sipas Udhëzuesve të Gjykatës Supreme

08 May 2020

ekipi

Sot, më 08 Maj 2020, Qendra Trajnuese për Avokatë në bashkëpunim me Departamentin e Drejtësisë së Ambasadës Amerikane, kanë organizuar trajnimin me temë:

Politika ndëshkimore në Kosovë - konceptet e reja të matjes së dënimit sipas Udhëzuesve të Gjykatës Supreme”. Pjesëmarrës në këtë trajnim ishin avokatët e regjionit të Prishtinës, (Grupi i dytë, nga “I” deri “ Zh”). Numri i avokatëve të pranishëm në këtë trajnim virtual ishte: 92

Ligjërues të këtij trajnimi ishin: znj. Benina Rizvanolli-Kusari, specialiste ligjore – Departamenti Amerikan i Drejtësisë, Ambasada e SHBA, Prishtinë dhe z. Corey Smith - Këshilltar i lartë ligjor - Departamenti Amerikan i Drejtësisë, Ambasada e SHBA, Prishtinë – Prokuror federal në Florida, SHBA.

Ofruesi i këtij trajnimi është i akredituar dhe orët e këtij trajnimi (4 kredi ) do të numërohen kredi të AVLO-së.

QTA, do të vazhdoj në mbajtjen e aktiviteteve të tilla, në ditët dhe javët në vijim me regjione të tjera në mënyrë rotative;

#PaPanik; #MeKujdes;

#ArsimimiIVazhdueshëmLigjorIObliguar;

#OAK.