20 June 2020
20.06.2020 - Qendra Trajnuese për Avokatë në bashkëpunim me Projektin e Kodit Civil, kanë organizuar trajnimin me temë: "Transaksionet joformale dhe qarkullimi ligjor i paluajtshmërisë”.
Pjesëmarrës në këtë trajnim ishin avokatët e regjionit të Prizrenit, Gjilanit dhe Ferizajt.
Numri i avokatëve të pranishëm në këtë trajnim virtual ishte: 96.
Ligjërues të këtij trajnimi ishin: Prof.Dr. Haxhi Gashi, Ekspert kyç i Projektit dhe z. Valon Hasani, Ekspert i Projektit
Ofruesi i këtij trajnimi është i akredituar dhe orët e këtij trajnimi (4 kredi ) do të numërohen kredi të AVLO-së.
QTA, do të vazhdoj në mbajtjen e aktiviteteve të tilla, në ditët dhe javët në vijim me regjione të tjera në mënyrë rotative.