26 June 2020
26.06.2020 - Qendra Trajnuese për Avokatë në bashkëpunim me Projektin e Kodit Civil, kanë organizuar trajnimin me temë: "Dispozitat kalimtare të Kodit Civil të Kosovës” .
Pjesëmarrës në këtë trajnim ishin avokatët e regjionit të Prishtinës (grupi i dytë nga "I-Zh".
Numri i avokatëve të pranishëm në këtë trajnim virtual ishte: 56.
Ligjërues të këtij trajnimi ishin: Prof.Dr. Haxhi Gashi, Ekspert kyç i Projektit dhe z. Ardian Kryeziu, Ekspert i Projektit.
Ofruesi i këtij trajnimi është i akredituar dhe orët e këtij trajnimi (4 kredi ) do të numërohen kredi të AVLO-së.
QTA, do të vazhdoj në mbajtjen e aktiviteteve të tilla, në ditët dhe javët në vijim me regjione të tjera në mënyrë rotative.