04 July 2020
04.07.2020 - Qendra Trajnuese për Avokatë në bashkëpunim me USAID-in- Projektin e Drejtësisë komerciale, kanë organizuar trajnimin me temë: "Zgjidhja alternative e mosmarrëveshjeve - Ndërmjetësimi”
Pjesëmarrës në këtë trajnim ishin avokatët e regjionit të Pejës, Gjakovës dhe Mitrovicës.
Numri i avokatëve të pranishëm në këtë trajnim virtual ishte: 71.
Ligjërues të këtij trajnimi ishin: Z.Yll Zekaj, ndërmjetësues i licensuar dhe Z.Isuf Jahmurataj, ndërmjetësues i licensuar.
Ofruesi i këtij trajnimi është i akredituar dhe orët e këtij trajnimi (4 kredi ) do të numërohen kredi të AVLO-së.
QTA, do të vazhdoj në mbajtjen e aktiviteteve të tilla, në ditët dhe javët në vijim me regjione të tjera në mënyrë rotative.