KËRKO AVOKAT

VEGËZAT

KALENDARI

KA shqyrtoi 9 lëndë

06 November 2013

ekipi

Zyra Disiplinore e Odës së Avokatëve të Kosovës, mbajti mbledhjen e Komisionit të Kuvendit për Shqyrtimin e Ankesave, me 06.11.2013 në objektin e Odës së Avokatëve të Kosovës duke filluar nga ora 13:00.

Të pranishëm në Komisionin e Kuvendit për Shqyrtimin e Ankesave ishin: kryetari i komisionit z. Adem Vokshi, avokat nga Prishtina, anëtar i komisionit z. Abdylaziz Sadiku avokat nga Gjilani, anëtar i komisionit z. Feriz Gërvalla avokat nga Prishtina dhe Ma.sc.Vjollca Ajeti, Zyrtare e Zyrës Disiplinore të OAK-së.

Me rastin e mbajtjes së mbledhjes nga Komisionit i Kuvendit për Shqyrtimin e Ankesave i Odës së Avokatëve të Kosovës u shqyrtuan gjithsej (9) nëntë lëndë, ku komisioni në mënyrë të paanshme i vlerësoi si në vijim:

5) pesë lëndë aprovohen ankesat e palëve, ndryshohen vendimet e shkallës së parë dhe pushohet procedura disiplinore,

(4) katër lëndë refuzohen ankesat e palëve,dhe vërtetohen vendimet e shkallës së parë

Komisionit i Kuvendit për Shqyrtimin e Ankesave i Odës së Avokatëve të Kosovës, punën e saj e zhvillon në mënyrë të pavarura dhe të paanshme, duke vendosur konform Ligjit të Avokatisë, Statutit të OAK-së, Rregullores mbi Procedurën Disiplinore dhe Kodit të Etikës Profesionale të Avokatit.

Komisionit i Kuvendit për Shqyrtimin e Ankesave i Odës së Avokatëve të Kosovës merr vendim në bazë të provave materiale që posedon në shkresat e lëndës të cilat analizohen me kujdes të veçantë, shqyrtohen dhe verifikohen nga ky komision.

Ma.sc. Vjollca Ajeti
Zyrtare e Procedurave Disiplinore