KËRKO AVOKAT

VEGËZAT

KALENDARI

KDSH shqyrtoi katër lëndë

11 October 2013

ekipi

Prishtinë 11.10.2013 – Zyra Disiplinore e Odës së Avokatëve të Kosovës, mbajti mbledhjen e radhës nga Komisioni Disiplinor i Shqyrtimit, me datën 11/10/2013 në objektin e Odës së Avokatëve të Kosovës duke filluar nga ora 12:10.

Të pranishëm në Komisioni Disiplinor të Shqyrtimit ishin: kryetari i Kolegjit Disiplinor të Shqyrtimit z. Bekë Lajçi, avokat nga Peja, anëtar i komisionit z. Halim Kuliqi avokat nga Drenasi, anëtar i komisionit Qerim Metaj avokat nga Prishtina, anëtar i komisionit Fatmir Jelliqi avokat nga Prizreni anëtar i komisionit z. Kadri Sylaj avokat nga Gjilani, përfaqësues nga Komisionit Disiplinor Hetimor z. Agim Demiri avokat nga Ferizaj dhe Ma.sc.Vjollca Ajeti, Zyrtare e Zyrës Disiplinore të Odës së Avokatëve të Kosovës.

Me rastin e mbajtjes së mbledhjes së Komisionit Disiplinor të Shqyrtimit u shqyrtuan gjithsej (4) katër lëndë, ku komisioni në mënyrë të paanshme i vlerësoi si në vijim:

· (2) dy lëndë u refuzuan si të pabazuar,

· (1) një lëndë u shty për seancën e radhës, pasi palët në procedurë paraprakisht e kishin arsyetuar mosprezencën e tyre dhe kanë kërkuar shtyerje të seancës. Komisioni pas shqyrtimit të kërkesave të tyre, i aprovoi kërkesat e palëve si të bazuara me arsyetimin që kjo seancë të mbahet në seancën e radhës.

· (1) ndaj një lënde u paraqit kërkesa drejtuar institucionit të caktuar për plotësimin e lëndës me prova shtesë.

Komisioni Disiplinor i Shqyrtimit i Odës së Avokatëve të Kosovës, punën e saj e zhvillon në mënyrë të pavarura dhe të paanshme, duke vendosur konform Ligjit të Avokatisë, Statutit të OAK-së, Rregullores mbi Procedurën Disiplinore dhe Kodit të Etikës Profesionale të Avokatit.

Komisioni Disiplinor i Shqyrtimit i Odës së Avokatëve të Kosovës merr vendim në bazë të provave materiale që posedon në shkresat e lëndës të cilat analizohen me kujdes të veçantë, shqyrtohen dhe verifikohen nga ky komision, deklarimet dhe provat e reja që ofrojnë palët në procedurë para Seancës së Shqyrtimit Kryesor i cili mbahet para Kolegjit Disiplinor të Shqyrtimit të OAKsë.

Ma.sc.Vjollca Ajeti,

Zyra Disiplinore e OAK-së