KËRKO AVOKAT

VEGËZAT

KALENDARI

KDH shqyrtoi 9 lëndë

30 January 2014

ekipi

Prishtinë, 30.01.2014 – Komisioni Disiplinor Hetimor që vepron në kuadër të Zyrës Disiplinore të Odës së Avokatëve të Kosovës ka mbajtur mbledhjen e saj të radhës.

Të pranishëm në Komisioni Disiplinor Hetimor ishin: kryesuesi i Komisionit Disiplinor Hetimor, z. Ramiz Krasniqi, avokat në Prishtinë, anëtar i komisionit, z. Agim Demiri avokat në Ferizaj, anëtar i komisionit, z. Refik Alili avokat në Gjilan si dhe Ma.sc.Vjollca Ajeti, Zyrtare e Zyres Disiplinore të Odës së Avokatëve të Kosovës.

Komisioni Disiplinor Hetimor shqyrtoi gjithsej nëntë (9) lëndë, ku komisioni në mënyrë të paanshme i vlerësoi si në vijim:

(8) tetë lëndë u refuzuan si të pabazuara dhe

(1) një lëndë u Zhvillua Procedura Disiplinore.

Komisioni Disiplinor Hetimor i Odës së Avokatëve të Kosovës, punën e saj e zhvillon në mënyrë të pavarura dhe të paanshme, duke vendosur konform Ligjit të Avokatisë, Statutit të OAK-së, Rregullores mbi Procedurën Disiplinore dhe Kodit të Etikës Profesionale të Avokatit.

KDH merr vendim në bazë të provave materiale që posedon në shkresat e lëndës të cilat analizohen me kujdes të veçantë, shqyrtohen dhe verifikohen nga ky komision.

Komisioni Disiplinor Hetimor punimet e saj i zhvilloi në Objektin e ri të Odës së Avokatëve të Kosovës duke filluar nga ora 13:45.

Ma.sc. Vjollca Ajeti

Zyrtare e Procedurave Disiplinore

Oda e Avokatëve të Kosovës