KËRKO AVOKAT

VEGËZAT

KALENDARI

KA shqyrtoi 4 lëndë

23 January 2014

ekipi

Prishtinë, 23.01.2014 – Zyra Disiplinore e Odës së Avokatëve të Kosovës, mbajti mbledhjen e Komisionit të Ankesave, me 23.01.2014 në objektin e Odës së Avokatëve të Kosovës duke filluar nga ora 13:00.

Të pranishëm në Komisionin e Ankesave ishin: kryetari i komisionit z. Adem Vokshi, avokat nga Prishtina, anëtar i komisionit z. Abdylaziz Sadiku avokat nga Gjilani, anëtar i komisionit z. Feriz Gërvalla avokat nga Prishtina dhe Ma.sc.Vjollca Ajeti, Zyrtare e Zyrës Disiplinore të OAK-së.

Me rastin e mbajtjes së mbledhjes nga Komisionit i Ankesave të Odës së Avokatëve të Kosovës u shqyrtuan gjithsej (4) katër lëndë, ku komisioni në mënyrë të paanshme i vlerësoi si në vijim:

(2) dy lëndë refuzohen ankesat e palëve si të pabazuara, dhe vërtetohet vendimi i shkallës së parë,

(2) dy lëndë aprovohen ankesat e palës, dhe pushohet procedura disiplinore,

Komisionit i Ankesave të Odës së Avokatëve të Kosovës, punën e saj e zhvillon në mënyrë të pavarura dhe të paanshme, duke vendosur konform Ligjit të Avokatisë, Statutit të OAK-së, Rregullores mbi Procedurën Disiplinore dhe Kodit të Etikës Profesionale të Avokatit.

Komisionit i Ankesave të Odës së Avokatëve të Kosovës merr vendim në bazë të provave materiale që posedon në shkresat e lëndës të cilat analizohen me kujdes të veçantë, shqyrtohen dhe verifikohen nga ky komision.

Ma.sc. Vjollca Ajeti

Zyrtare e Procedurave Disiplinore

Oda e Avokatëve të Kosovës