KËRKO AVOKAT

VEGËZAT

KALENDARI

KA shqyrtoi 3 lëndë

20 March 2014

ekipi

Prishtinë – Zyra Disiplinore e Odës së Avokatëve të Kosovës, mbajti mbledhjen e Komisionit të Ankesave, me 20.03.2014 në objektin e Odës së Avokatëve të Kosovës duke filluar nga ora 15:00.

Të pranishëm në Komisionin e Ankesave ishin: kryetari i komisionit z. Adem Vokshi, avokat nga Prishtina, anëtar i komisionit z. Abdylaziz Sadiku avokat nga Gjilani, anëtar i komisionit z. Myhedin Bekeri avokat nga Rahoveci dhe Ma.sc. Vjollca Ajeti, Zyrtare e Zyrës Disiplinore të OAK-së.

Me rastin e mbajtjes së mbledhjes nga Komisionit i Ankesave të Odës së Avokatëve të Kosovës u shqyrtuan gjithsej (3) tri lëndë, ku komisioni në mënyrë të paanshme i vlerësoi si në vijim:

• (1) një lëndë refuzohet si e pabazuara ankesat e palës,

• (2) dy lëndë aprovohen ankesat e palës, dhe pushohet procedura disiplinore,

Komisionit i Ankesave të Odës së Avokatëve të Kosovës, punën e saj e zhvillon në mënyrë të pavarura dhe të paanshme, duke vendosur konform Ligjit të Avokatisë, Statutit të OAK-së, Rregullores mbi Procedurën Disiplinore dhe Kodit të Etikës Profesionale të Avokatit.

Komisionit i Ankesave të Odës së Avokatëve të Kosovës merr vendim në bazë të provave materiale që posedon në shkresat e lëndës të cilat analizohen me kujdes të veçantë, shqyrtohen dhe verifikohen nga ky komision.