KËRKO AVOKAT

VEGËZAT

KALENDARI

KA shqyrtoi 2 lëndë

15 May 2014

ekipi

Prishtinë – Zyra Disiplinore e Odës së Avokatëve të Kosovës, mbajti mbledhjen e Komisionit të Ankesave, me 15/05/2014 në objektin e Odës së Avokatëve të Kosovës duke filluar nga ora 10:00.

Të pranishëm në Komisionin e Ankesave ishin:

  • Adem Vokshi - Kryetari i komisionit, avokat nga Prishtina
  • Abdylaziz Sadiku - Anëtar i komisionit, avokat nga Gjilani,
  • Myhedin Bekeri - Anëtar i komisionit, avokat nga Rahoveci,
  • Ma.sc.Vjollca Ajeti - Zyrtare e Zyres Disiplinore në OAK.

Me rastin e mbajtjes së mbledhjes nga Komisionit i Ankesave të Odës së Avokatëve të Kosovës u shqyrtuan gjithsej (2) dy lëndë, ku komisioni i vlerësoi si në vijim:

  • (2) dy lëndë aprovohen ankesat e palëve, dhe pushohet procedura disiplinore.

Komisionit i Ankesave të Odës së Avokatëve të Kosovës, punën e saj e zhvillon në mënyrë të pavarur, duke vendosur konform Ligjit të Avokatisë, Statutit të OAK-së, Rregullores për Procedurën Disiplinore dhe Kodin e Etikës Profesionale të Avokatit.

Komisionit i Ankesave të Odës së Avokatëve të Kosovës merr vendim në bazë të provave materiale që posedon në shkresat e lëndës të cilat analizohen me kujdes të veçantë, shqyrtohen dhe verifikohen nga ky komision.