KËRKO AVOKAT

VEGËZAT

KALENDARI

KA shqyrtoi 1 lëndë

26 September 2014

ekipi

Prishtinë – Zyra Disiplinore e Odës së Avokatëve të Kosovës, mbajti mbledhjen e Komisionit të Ankesave, me 26/09/2014 në objektin e Odës së Avokatëve të Kosovës duke filluar nga ora 14:00.

Të pranishëm në Komisionin e Ankesave ishin:

o Adem Vokshi - Kryetari i komisionit, avokat nga Prishtina

o Abdylaziz Sadiku - Anëtar i komisionit, avokat nga Gjilani,

o Myhedin Bekeri - Anëtar i komisionit, avokat nga Rahoveci,

o Ma.sc.Vjollca Ajeti - Zyrtare e Zyres Disiplinore në OAK.

Me rastin e mbajtjes së mbledhjes nga Komisioni i Ankesave të Odës së Avokatëve të Kosovës u shqyrtua gjithsej (1) një lëndë, ku komisioni e vlerësoi si në vijim:

Refuzohet si e pabazuar ankesat e palës, dhe vërtetohet vendimi i shkallës së parë.

Komisionit i Ankesave të Odës së Avokatëve të Kosovës, punën e saj e zhvillon në mënyrë të pavarur, duke vendosur konform Ligjit të Avokatisë, Statutit të OAK-së, Rregullores për Procedurën Disiplinore dhe Kodit të Etikës Profesionale të Avokatit.

Komisionit i Ankesave të Odës së Avokatëve të Kosovës merr vendim në bazë të provave materiale që posedon në shkresat e lëndës të cilat analizohen me kujdes të veçantë, shqyrtohen dhe verifikohen nga ky komision.