KËRKO AVOKAT

VEGËZAT

KALENDARI

Komisioni Disiplinor shqyrtoi 3 lëndë

27 November 2014

ekipi

Prishtinë – Zyra Disiplinore e Odës së Avokatëve të Kosovës, mbajti mbledhjen e radhës nga Komisioni Disiplinor i OAK-së, në kolegj me shqyrtim kryesor me datën 27/11/2014 në objektin e Odës së Avokatëve të Kosovës.

Përbërja e kolegjit të Komisionit Disiplinor të OAK-së ishin:

  • Halim Kuliqi
  • Kadri Sylaj
  • Destan Rukiqi
  • Vjollca Ajeti - zyrtare e Zyrës Disiplinore në OAK

Me rastin e mbajtjes së mbledhjes së Komisionit Disiplinor të OAK-së u shqyrtuan gjithsej (3) tri lëndë, komisioni i vlerësoi dhe konstatoi në procesverbal:

  • (1) një lëndët të shtyhen për seancën e radhës e cila do të mbahet me datën 15 dhjetor 2014,
  • (1) një lëndët të shtyhen për afat të pacaktuar,
  • (1) një lëndë i shqiptohet dënim me gjobë.

Komisioni Disiplinor i Odës së Avokatëve të Kosovës, punën e saj e zhvillon në mënyrë të pavarur, duke vendosur konform Ligjit të Avokatisë, Statutit të OAK-së, Rregullores mbi Procedurën Disiplinore dhe Kodit të Etikës Profesionale të Avokatit.

Komisioni Disiplinor i Odës së Avokatëve të Kosovës merr vendim në bazë të provave materiale që posedon në shkresat e lëndës të cilat analizohen me kujdes të veçantë, shqyrtohen dhe verifikohen nga Komisioni Disiplinor.