KËRKO AVOKAT

VEGËZAT

KALENDARI

Komisioni Disiplinor shqyrtoi pa shqyrtim kryesor 5 lëndë

20 November 2014

ekipi

Prishtinë – Zyra Disiplinore e Odës së Avokatëve të Kosovës, mbajti mbledhjen e radhës nga Komisioni Disiplinor i OAK-së, në kolegj pa shqyrtim kryesor me datën 20/11/2014 në objektin e Odës së Avokatëve të Kosovës.

Të pranishëm në Komisioni Disiplinor të OAK-së ishin:

  • Shpresa Berisha Rexhepi
  • Halim Kuliqi
  • Hazër Susuri
  • Vjollca Ajeti - zyrtare e Zyrës Disiplinore në OAK

Me rastin e mbajtjes së mbledhjes së Komisionit Disiplinor të OAK-së u shqyrtuan gjithsej (5) pesë lëndë, komisioni i vlerësoi dhe mori vendim:

  • (4) katër lëndë Hudhen
  • (1) një lëndë i kthehet zyrës së Prokurorit Disiplinor për precizim dhe plotësim.

Komisioni Disiplinor i Odës së Avokatëve të Kosovës, punën e saj e zhvillon në mënyrë të pavarur, duke vendosur konform Ligjit të Avokatisë, Statutit të OAK-së, Rregullores mbi Procedurën Disiplinore dhe Kodit të Etikës Profesionale të Avokatit.

Komisioni Disiplinor i Odës së Avokatëve të Kosovës merr vendim në bazë të provave materiale që posedon në shkresat e lëndës të cilat analizohen me kujdes të veçantë, shqyrtohen dhe verifikohen nga Komisioni Disiplinor.