KËRKO AVOKAT

VEGËZAT

KALENDARI

Komisioni Disiplinor shqyrtoi 3 lëndë

15 December 2014

ekipi

Prishtinë – Zyra Disiplinore e Odës së Avokatëve të Kosovës, mbajti mbledhjen e radhës nga Komisionit Disiplinor i OAK-së, në kolegj me shqyrtim kryesor me datën 15/12/2014 në objektin e Odës së Avokatëve të Kosovës.

Të pranishëm në Komisioni Disiplinor të Shqyrtimit ishin:

  • Shpresa Rexhepi- Berisha
  • Kadri Sylaj
  • Halim Kuliqi
  • Destan Rukiqi
  • Vjollca Ajeti - zyrtare e Zyrës Disiplinore në OAK

Me rastin e mbajtjes së mbledhjes së Komisionit Disiplinor të OAK-së u shqyrtuan gjithsej (3) lëndë, komisioni e vlerësoi dhe mori vendim:

  • (1) një lëndë shqiptohet dënim me gjobë
  • (2) dy lëndë shtyhen për seancën e datës 09 shkurt 2014

Komisioni Komisionit Disiplinor i Odës së Avokatëve të Kosovës, punën e saj e zhvillon në mënyrë të pavarur, duke vendosur konform Ligjit të Avokatisë, Statutit të OAK-së, Rregullores mbi Procedurën Disiplinore dhe Kodit të Etikës Profesionale të Avokatit.

Komisioni Disiplinor i Odës së Avokatëve të Kosovës merr vendim në bazë të provave materiale që posedon në shkresat e lëndës të cilat analizohen me kujdes të veçantë, shqyrtohen dhe verifikohen nga Komisioni Disiplinor i OAK-së.