KËRKO AVOKAT

VEGËZAT

KALENDARI

Anëtarët e Komisionit Disiplinor takuan shefin e NCSC

10 February 2015

ekipi

Prishtinë – Anëtarët e Komisionit Disiplinor të OAK-së Shpresa Rexhepi Berisha dhe Destan Rukiqi së bashku me zyrtaren e Zyres Disiplinore të OAK-së Ma.sc.Vjollca Ajeti janë pritur në takim nga udhëheqësi i zyrës së NCSC/PJK-së John Furnari, me qëllim të diskutimit për çështjet si në vijim:

(a) Rrjedhën e procedurës disiplinore në përgjithësi;

(b) Problemet dhe sfidat gjatë zbatimit të procedurës disiplinore;

(c) Cilësinë e raportit të Prokurorit Disiploinor të OAK-së

(d) Mbajtjes dhe zhvillimit të seancave disiplinore;

(e) Respektimit të afateve të parapara sipas Rregullores për Procedurën Disiplinore të OAK-së.

Anëtarët e Komisionit Disiplinor të OAK-së, e njoftuan në vazhdimësi udhëheqësin e zyrës së NCSC/PJK-së John Furnari me të arriturat, përkushtimin dhe efektshmërinë e punës së palodhshme dhe serioze të Komisioneve Disiplinore të OAK-së.

Ata njëherit deklaruan se komisionet punën e tyre e zhvillojnë në mënyrë të pavarur nga zyra e Prokurorit Disiplinor, duke vendosur konform Ligjit të Avokatisë, Statutit të OAK-së, Rregullores për Procedurën Disiplinore dhe Kodit të Etikës Profesionale të Avokatit.

Gjithashtu, u potencua se qëllimi i komisioneve disiplinore nuk është dënimi i avokatëve anëtarë të OAK-së, por disiplinimi i tyre dhe ruajtja e imazhit të Odës së Avokatëve të Kosovës.