KËRKO AVOKAT

VEGËZAT

KALENDARI

Komisioni Disiplinor shqyrtoi pa shqyrtim kryesor 3 lëndë

03 March 2015

ekipi

Prishtinë – Zyra Disiplinore e Odës së Avokatëve të Kosovës, mbajti shqyrtimin fillestar të Komisionit Disiplinor të OAK-së, në kolegj pa shqyrtim kryesor me datën 03/03/2015 në objektin e Odës së Avokatëve të Kosovës.

Të pranishëm në Kolegjin Disiplinor ishin:

  • Shpresa Rexhepi - Berisha
  • Destan Rukiqi
  • Kadri Sylaj
  • Vjollca Ajeti - zyrtare e Zyres Disiplinore në OAK

Me rastin e mbajtjes së mbledhjes së Kolegjit Disiplinor të OAK-së në shqyrtimin fillestar u shqyrtuan gjithsej (3) lëndë, komisioni i vlerësoi dhe mori vendim:

  • (2) dy lëndë miratohen rekomandimet e Raportit të Zyres së Prokurorit Disiplinor të OAK-së
  • (1) një lëndë i kthehet për plotësim Zyres së Prokurorit Disiplinor të OAK-së,në afat prej 15 dite.

Komisioni Disiplinor i Odës së Avokatëve të Kosovës, punën e saj e zhvillon në mënyrë të pavarur, duke vendosur konform Ligjit të Avokatisë, Statutit të OAK-së, Rregullores mbi Procedurën Disiplinore dhe Kodit të Etikës Profesionale të Avokatit.

Komisioni Disiplinor i Odës së Avokatëve të Kosovës merr vendim në bazë të provave materiale që posedon në shkresat e lëndës të cilat analizohen me kujdes të veçantë, shqyrtohen dhe verifikohen nga Komisioni Disiplinor i OAK-së.