KËRKO AVOKAT

VEGËZAT

KALENDARI

Komisioni Disiplinor shqyrtoi tre lëndë

04 March 2015

ekipi

Prishtinë – Zyra Disiplinore e Odës së Avokatëve të Kosovës, mbajti seancën e Komisionit Disiplinor të OAK-së, në kolegj me shqyrtim kryesor me datën 04/03/2015 në objektin e Odës së Avokatëve të Kosovës.

Të pranishëm në Kolegjin Disiplinor ishin:

  • Shpresa Rexhepi - Berisha
  • Destan Rukiqi
  • Armend Krasniqi
  • Vjollca Ajeti - zyrtare e Zyres Disiplinore në OAK

Me rastin e mbajtjes së mbledhjes së Komisionit Disiplinor të OAK-së u shqyrtuan gjithsej (3) lëndë, komisioni i vlerësoi dhe mori vendim:

  • (2) dy lëndë shqiptohet masa disiplinore gjobë
  • (1) një lëndë i shqiptoi masën vërejtje.

Komisioni Disiplinor i Odës së Avokatëve të Kosovës, punën e saj e zhvillon në mënyrë të pavarur, duke vendosur konform Ligjit të Avokatisë, Statutit të OAK-së, Rregullores mbi Procedurën Disiplinore dhe Kodit të Etikës Profesionale të Avokatit.

Komisioni Disiplinor i Odës së Avokatëve të Kosovës merr vendim në bazë të provave materiale që posedon në shkresat e lëndës të cilat analizohen me kujdes të veçantë, shqyrtohen dhe verifikohen nga Komisioni Disiplinor i OAK-së, dëgjimit të palëve në procedurë.